Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i United beson se nënshkrimi me ish menaxherin e Real Madrid është vendim i mirë për skuadrën angleze.

Cristiano Ronaldo beson se Manchester Unitedit i mungon identiteti që nga largimi i Sir Alex Ferguson, por beson se nënshkrimi me Jose Mourinho është vendim i zgjuar.
Ronaldo ka kaluar gjashtë vjet në Old Trafford, para se të transferohej tek Real Madrid, ku për tre vjet luajti nën urdhrat e Jose Mourinho.
Dhe portugezi tashmë është konfirmuar si pasues i Louis van Gaal, ndërsa Ronaldo shpreson se kjo gjë do t'i ndihmojë skuadrës nga Old Trafford.
"Mendoj se është gjë e mirë. Nëse është diçka që Unitedi e ka dashur, është gjë e mirë".
"Shpresoj që Mancehster United të kthehet në nivelin në të cilin ishte sepse në vitet e fundit i ka munguar identiteti".
"Dhe shpresoj që të ndryshojë kjo gjë, pasi nuk më pëlqen ta shoh Unitedin në këtë gjendje".