Lajmet e fundit
Asi i të Bardhëve ishte pranë marrjes së një goditje në fytyrë nga një shishe plastike e hedhur nga ndonjë prej tifozëve gjatë festimit të golit

Pasi shënoi golin e parë në ndeshjen e kthimit në Parc des Princes, Cristiano Ronaldo ishte shumë afër që të goditej në fytyrë nga një shishe plastike.
Goli u dha fund shpresave të Paris Saint-Germain për t'u kualifikuar tutje, ndërsa portugezi festoi duke rrëshqitur në gjunjë dhe më pas duke u kthyer kah tifozët.
Në atë moment njëri nga ta e ka gjuajtur me një shishe në fytyrë, që nëse do ta kishte goditur do të mund mund t'i kishte shkaktuar lëndime serioze portugezit.