Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo ka treguar se Lionel Messi do të jetë fitues i Topit të Artë për vitin 2015, por ka thënë se personalisht ai këtë mund ta bëjë në vitet e ardhshme.
Ylli i Real Madrid e ka fituar në dy vitet e fundit këtë trofe, por që ndjen se Messi i cili e ka fituar tripletën me Barcelonën sezonin e kaluar, e bën atë favorit ndaj të tjerëve.
“Ky trofe varet nga votat dhe Messi i ka fituar disa tituj, Champions League dhe La Liga”.
“Në aspektin individual unë kam bërë më të mirën gjatë karrierës sime në sezonin e kaluar, që është shumë mirë. Isha golashënuesi më i mirë në Evropë”, ka thënë Messi.
Ronaldo po ashtu ka treguar se nuk kanë miqësi të vjetër me Messin por që kanë respekt të madh për njëri-tjetrin, transmeton Klan Kosova.