Lajmet e fundit
“Unë po negocioja për rinovimin tim me Barcelonën, por vendosa të mos vazhdoja, sepse nuk u besoja më udhëheqësve të klubit”, kujton 'Fenomeni'

Ronaldo Luis Nazario de Lima, legjenda braziliane e futbollit, ka thënë se arsyeja e largimit nga Barcelona drejt Inter ishte mosbesimi që kishte në drejtuesit e skuadrës katalunase.
Ai shpërtheu si futbollist i klasit botëror në Barcelonë, gjatë sezonit 1996-1997, kur shënoi 34 gola në 37 ndeshje.
Edhe më parë, numri i tyre nuk ishte më i keq, te PSV, por liga holandeze nuk tregon botës të njëjtin nivel si ajo spanjolle. Ish-sulmuesi brazilian vendosi të largohej nga klubi katalanas pas vitit të parë.
“Unë po negocioja për rinovimin tim me Barcelonën, por vendosa të mos vazhdoja, sepse nuk u besoja më udhëheqësve të klubit”.
“Inter u shfaq për momentin dhe kjo ishte një sfidë fantastike. Në atë kohë kampionati italian ishte më i miri në botë dhe më i vështiri. Ishte vendimi më i mirë që mund të kisha marrë”.