Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo arriti të shënojë dy gola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj APOEL-it, por ishte i zemëruar me mediat pas fishkëllimës së fundit, duke pohuar se ai thotë diçka, ndërsa mediat i shkruajn diçka tjetër.
Problemi buron nga lajmet që rodhën pas pushimit të kombëtareve, që edhe njëherë detajuan palumturinë që supozohej se e kishte Ronaldo në Madrid.
“Unë them një gjë, ju e shkruani një tjetër”, tha ai.
“Andaj pse doni që unë të flas?”