Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e Superkupës mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Vendimi i gjyqtarit e zemëroi portugezin i cili shtyu referin, dhe kjo mund të çojë në dënimin e tij prej 12 ndeshjesh moslojë.
Artikulli 96 në librin e rregullave të federatës spanjolle përfshin që “kapja, shtyrja apo tundja” ndaj referit në mënyrën që ëshë edhe më së paku e dhunshme, rekomandon një suspendim prej 4 deri në 12 ndeshje.
Referi Ricardo de Burgos Bengoetxea e ka përfshirë këtë gjë në raportin e tij pas ndeshjes ku thotë se Cristiano Ronaldo e ka shtyrë atë në shenjë mospajtimi në momentin që ai ia ka treguar kartonin e kuq.