Lajmet e fundit
Asi i Real Madridi do që t'i rikthehet shënimit të golave, pasi në fillim të këtij edicioni ka qenë i heshtur, krahasuar me atë që jemi mësuar të shohim nga ai.

Cristiano Ronaldo shënon mesatarisht nga 1,03 gola për ndeshej në fanellën e Real Madridit – statistikë që ngritet në 1,10 gola për ndeshje në La Liga.
Por këtë edicion, megjithëse u bë golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës, Ronaldo nuk ka qenë kaq i saktë.
Portugezi ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje për Los Blancos këtë sezon, që i bie më pak se një për ndeshje.
Në ligë ai ka shënuar “vetëm” 0,69 gola për ndeshje.
Ndaj Getafes, Ronaldo synon që t’u kthehet golave dhe t’u jap fansave buzëqeshje në fytyrë.
Asi është munduar që të kthehet në formë qëkur filluan të duken shenjat e para të një mungese efikasiteti, por ai ka arsye për të besuar se përballja me Getafen do të jetë ajo e rikthimit.
Jo vetëm që CR7 ka shënuar 18 gola në 10 ndeshjet me skuadrën nga paralarjet e Madridit, opr në pesë përballet në Santiago Bernabeu, në pesë të tilla, ka shënuar gjithmonë – përfshirë edhe tre hat-trickë.