Lajmet e fundit
Asi portugez synon që pas 180 minutave pa gol në La Liga ta dërgojë topin në rrjetë në përballjen e së shtunës me Espanyolin.

Për një sulmues si Cristiano Ronaldo, të mos shënosh për 50 ditë është kohë shumë e gjatë.
Qëllimi i tij është që të përsërisë festivalin e golave, qysh në përballjen e së shtunës me Espanyolin. Tre gola të shënuar ndaj tash bashkëlojtarit të tij, Casilla, , i dhanë atij pozitën e golshënuesit më të mirë në La Liga sezonin e shkuar.
Cristiano synon që t’i jap fund agjërimit të golave. Ai ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshje nën urdhrat e Benitezit, por as me Portugalinë nuk e ka gjetur portën në dy përballjet e fundit. Në La Liga Ronaldo nuk e ka gjetur rrjetën në 180 minuta dhe kjo është periudha më e gjatë pa shënuar gol e portugezit, që nga sezoni 2010-11, kur këtë nuk e pati bërë për 390 minuta.
Bashkëlojtarët e asit portugez e mposhtën Betisin pa ndihmën e tij. Kur performanca është e dobët, të gjithë kthejnë sytë kah Ronaldo.