Lajmet e fundit
Kur Cristiano Ronalo u transferua ne Real Madrid, pati deklaruar se dëshiron që të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te ky klub.

Ndërsa aktualisht portugezi është shumë afër që ta përmbush synimin e tij. Kjo është edhe arsyeja se pse ai nuk do të largohet edhe këtë verë nga Los Blancos.
Ronaldo është larg vetëm 10 gola që të thyej rekordin që e mbanë legjenda Raul me 323 gola.
Raul këtë shifër të golave e ka arritur në 741 paraqitje për klubin spanjoll, mesatarja e golave të tij është 0.43 për ndeshje.
Ndërsa Ronaldo në 300 ndeshje për klubin ka 313 gola, që mesatarisht i bie që ka shënuar 1.04 gola për ndeshje.
Ronaldo vetëm brenda ligës i ka të shënuar 225 gola dhe qëndron në pozitën e gjashtë të të gjitha kohërave të kësaj lige. Para tij janë Messi(286), Telmo Zarra(251), Hugo Sanchez(234), Raul(228) dhe Alfredo Di Stefano(216).
Ronalo është i shumëkërkuar nga PSG këtë afat kalimtar, kurse ata kanë shprehur gatishmërinë që të paguajnë 150 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Por siç raportohet portugezi nuk do të ndërrojë skuadër këtë verë.
Forma e tij është e jashtëzakonshme dhe nëse ai vazhdon më këtë formë do të mund të arrijë i dyti në listën e golashënuesve, duke pasur para vetes vetëm Leo Messin.
Ronaldo është para Messi me mesataren e golave të shënuar, 1.13 gola për ndeshje në La Liga.