Cristiano Ronaldo është inatosur fort në Xavi Hernandez pasi ky i fundit ka thënë se Ronaldo ishte i pafat që iu desh të luante futboll në të njëjtën epokë me Lionel Messin, njofton Klan Kosova.
Xavi ka thënë se ylli portugez është një lojtar elitar, porse ishte i pafat që luajti futboll në kohën e Lionel Messit.
Kjo e ka zemëruar fort Ronaldon, raporton Daily Mail.
“Unë jam lojtari më i kërkuar në internet”, ka pohuar Ronaldo.
“Ata që duan të promovohen ose të zënë ballina duhet të flasin për mua”.
“Por përse duhet të më bëjë mua përshtypje çfarë paska thënë Xavi? Ku luan ai? Në Katar, apo ku di gjë unë. Ai ka fituar tituj, por asnjëherë Topin e Artë. Unë i kam fituar tre”.
Xavi në komentin e tij për Ronaldon në një radio spanjolle kishte thënë; “Vetëm një budalla nuk e cilëson Ronaldon si një futbollist elitar, por ai pati fat të keq që luajti në kohë të njëjtë me Leon”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.