Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo ka thyer edhe një rekord.
Ai është bërë futbollisti i parë evropian i cili ka realizuar 100 gola me kombëtaren.
Ai këtë e ka bërë sonte për Portugalinë në ndeshjen kundër Suedisë, të cilën portugezët e fituan 0:2, falë dy golave të Ronaldos, transmeton Klan Kosova.
Ai tash është vetëm nëntë gola larg rekordit botëror në këtë aspekt, të cilin e mban Ali Daei i Iranit i cili e ka arritur gjatë karrierës së tij.
https://www.youtube.com/watch?v=qD-yTkJmop0