Lajmet e fundit
“Edhe për shumë vite në Real? Nuk e di. Kam edhe katër vite kontratë. Nuk dua të rinovoj. Jam mirë”

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën aktuale që ka me Real Madrid.
Asi portugez këtë deklaratë e ka dhënë të mërkurën mbrëma, pas humbjes nga Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.
Ylli i Los Blancos ka edhe katër vjet tjera në kontratën e tij me skuadrën nga Santiago Bernabeu, ndaj ka thënë se për momentin është i interesuar ta përmbushë atë.
“Edhe për shumë vite në Real? Nuk e di. Kam edhe katër vite kontratë. Nuk dua të rinovoj. Jam mirë”.