Lajmet e fundit
Sulmuesi i Real Madrid është duke u akuzuar për shmangie nga tatimi në vlerë prej afër 15 milionë eurosh, ndërsa dënimi për këtë vepër sillet tek 10 vjet burg

Cristiano Ronaldo do të gjykohet për evasion fiskal, dhe rrezikon një dënim të paktën me 10 vjet burg, për katër shkelje.
Lajmin e kanë dhënë mediat spanjolle, që zbulojnë se ka nisur një hetim i thellë në dëm të sulmuesit të Real Madrid.
Cadena Ser ka folur me palën mbrojtëse të portugezit, që ka knfirmuar akuzën e ngritur nga gjykata në Alcoron.
Sipas burimit të mësipërm, Ronaldo akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej 14.7 milionë eurosh në katër vjet.
Sulmuesi i Real Madrid është akuzuar edhe më parë për evasion fiskal. Muajin e shkuar në dyert e gjykatës ishte edhe ylli tjetër i futbollit, Lionel Messi, edhe ai për evasion fiskal.