Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo dëshiron që të largohet nga Real Madridi, pasi që ndjehet i tradhtuar nga premtimet e pa mbajtura të presidentit Florentino Perez, sipas Marca.
Pasi kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën vitin e kaluar, Ronaldos i ishte premtuar nga Perez se në kontratën e tij, do të ndodhte një rritje e majme page, gjë që nuk është materializuar.
Ndërsa tash, prioriteti i tij është që ta orkestrojë rikthimin e tij te Manchester United ku ka kaluar gjashtë vjet para se të transferohej në Spanjë më 2009.
Vendimi thuhet t’iu jetë kumtuar bashkëlojtarëve nga ana e portugezit.