Po bëhen tre? Katër javë? Më shumë javë se ç’duhet në izolim dhe jemi bërë të ndjeshëm ndaj gjithçkaje.
Ata 15 njerëz që dalin live në Instagram çdo ditë na acarojnë si kurrë më parë, një mace që i përkëdhelet të zotit na prek dhe Cristiano Ronaldo që përdor fëmijët si pesha teksa ushtrohet ose na bën për të qarë ose na bën të duam fëmijë, varet ç’moshë keni.
Cristiano po përpiqej të ushtronte muskujt e barkut, por Mateo dhe Eva Maria, 3 vjeç secili, kishin të tjera plane.
Videoja e mëposhtme është tejet e adhurueshme.
https://www.instagram.com/tv/B-6_3FugRaE/?utm_source=ig_embed
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.