Lajmet e fundit
Asi portugez dhe ai argjentinas kanë domunuar botën e futbollit në vitet e fundit, ndaj është i natyrshëm krahasimi që ua bëjnë njerëzit

Cristiano Ronaldo ka thënë se mundohet shumë që ta marrë sa më pozitivisht krahasimin me Lionel Messi.
Sulmuesi ka kohë që rival direkt e ka asin e Barcelonës, pasi të dy janë duke e dominuar botën e futbollit në vitet e fundit.
Por ai ka thënë se nuk e trajton negativisht krahasimi që ua bëjnë mediat dhe njerëzit tjerë në përgjithësi.
"Është pjesë e lojës. Megjithatë, nuk mendoj që mund të krahasohen gjërat. Cristiano është Cristiano dhe Messi është Messi".
"Jemi të dy lojtarë të shkëlqyeshëm, secili me karakteristikat e veta. Jemi të ndryshëm. Secili bën punën e tij".