Lajmet e fundit
Tifozët e Los Blancos mund ta shohin asin e skuadrës në Santiago Bernabeu edhe për nëntë vjetë tjera, nëse atij i plotësohet dëshira.

Cristiano Ronaldo do që të mbetet tek Real Madrid deri në fund të karrierës dhe shpreson që të jetë duke luajtur deri në moshën 40 vjeçare.
Ronaldo nënshkroi me Los Blancos për një shifër rekord në vitin 2009 dhe këtë sezon u bë golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës.
31 vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Paris Saint-Germain në vitet e fundit, por ai nuk është duke planifikuar largimin nga Madridi.
"Do të pensionohem tek Real Madrid, kur të jem 40 vjeçar".
"Jam shumë i lumtur këtu dhe do të punoj shumë për ta arritur këtë gjë".