Lajmet e fundit

Pas disfatës së pësuar nga Barcelona në El Clasico, kanë dalë shumë lajme që thuhet se po sillen përbrenda klubit.
E fundit është se Cristiano Ronaldo, superylli i klubit dhe golashënuesi më i mirë në vitin 2015 në La Liga, i ka vënë ultimatum klubit që të zgjedhin mes tij dhe trajnerit Benitez.
Ronaldo është parë tejet i dëshpëruar pas disfatës 0:4 në Bernabeu, ndërsa ka kundërshtuar ashpër mënyrën se si Benitez kishte vendosur që të luante në këtë takim.
Raportohet që portugezi të iu ketë thënë bashkëlojtarëve në zhveshtore, që ose do të largohet Benitez, ose do të largohet ai vet, transmeton Klan Kosova.