Lajmet e fundit
Uellsiani ka qenë i lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu në fund të këtij edicioni, por është paraqitur në prezantimin e fanellave për edicionin 2018-19

Gareth Bale mund të ketë qenë i lidhur me largim drejt Manchester United, por ai ka qenë pjesë e lojtarëve që kanë preznatuar fanellat për edicionin e ri.
Bale shënoi dy gola në finale të Ligës së Kampionëve, njërin me një gjuajtje të bukur me gërshërë, ndërsa tjetrin pas një gabimi të portierit kundërshtar, në fitore 3-1 ndaj Liverpool.
Por pjesë e atyre që kanë prezantuar fanellat e reja nuk ka qenë Cristiano Ronaldo, gjë që mund të shtojë spekulimet për një largim të tij nga Madrid.