Trajneri i Juventus, Masimiliano Allegri ka bërë të ditur se ylli i ekipit të tij, Cristiano Ronaldo nuk është dëshpëruar pas humbjes së një rasti ideal për gol në ndeshjen e së shtunës ndaj Lazio-s.
“Ai nuk është aspak i frustruar, ai buzëqeshi sepse këto gjëra ndodhin”, ka thënë Allegri pas ndeshjes.
Ai e arsyeton portugezin për mos-shënimin e golit të parë në fanellën e Zonjës së Vjetër me kohën e paktë që ai ka kaluar në kampin torinez.
“Ai është i mençur dhe e kupton që futbollit italian është ndryshe nga ai në Spanjë. Ai sonte luajti mirë po ashtu edhe në mbrojtje, të gjithë janë duke pritur për golin e tij të parë. Unë jam i kënaqur se si ai ka arritur të përshtatet, ai është një djalosh i përulur”, ka shtuar italiani.
Në ndeshjen ndaj Lazio-s, lojtari më i mirë në botë edhe pse nuk shënoi u shpallë lojtari më i mirë i ndeshjes.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.