Cristiano Ronaldo, i cili është agjent i lirë pas fundit të sezonit, ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë klubi që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.
"Është pothuajse e vendosur që nuk do të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, pavarësisht shumë ftesave dhe propozimeve… vendimi është pothuajse marrë nga ana ime", ka thënë Ronaldoja.
"Ka pasur bisedime, kontakte… por nuk mund të jesh në të gjitha garat, duhet të mendosh për afatin e shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Kështu që, pavarësisht afrimeve, është vendosur".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.