Lajmet e fundit

Çdo klub që dëshiron që ta merr Cristiano Ronaldon nga Real Madrid do të duhet të bëjë bashkë një pako që ka vlerën prej 400 milionë euro.
Kjo përfshinë shumën e transferimit dhe pagën, shkruan Gazzetta dello Sport, transmeton Klan Kosova.
Raportimet nga Portugalia flasin se katër herë fituesi i Topit të Artë është duke shikuar mundësinë e largimit nga Bernabeu këtë verë.
Një rikthim në Manchester United është përmendur për sulmuesin 32 vjeçar, por që edhe shpenzuesi i madh – kampioni i Francës, Paris Saint-Germain po ashtu ka shfaqur interesim të madh.