Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo raportohet se ka mohuar thashethemet se gjoja kishte dashur ta linte Real Madridin – duke deklaruar që fjalët e tij ishin keqinterpretuar.
Sidoqoftë, ai tha se ndjehet “i lënduar”, “i keqtrajtuar” apo “persekutuar”.
32 vjeçari thuhej se dëshiron ta lë kryeqytetin spanjoll pas supozimeve për mashtrim me taksa kundër tij, ku shumë thanë se një transferim prej 130 milionë funtesh ishte në pyetje.
“Kurrë nuk kam thënë se do ta lë Madridin”, i tha Ronaldo presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, sipas El Confidencial.
“Komentova në një darkë me bashkëlojtarët që isha i lënduar, që ndjehesha i keqtrajtuar, persekutuar dhe trajtuar si delinkuent kur kisha përmbushur obligimet e mia të taksave pas instruksioneve të këshillave dhe avokatëve, në Angli dhe në Spanjë”.