Lajmet e fundit
Legjenda braziliane shpreson që argjentinasi do të kthejë vendimin e tij për të mos veshur më fanellën e përfaqësueses.

Ronaldo ka thënë se ndjehet "i braktisur" nga Lionel Messi dhe shpreson që ai ta anulojë vendimin për t'u pensionuar nga paraqitjet me Argjentinën.
Sulmuesi i Barcelonës humbi finalen e tretë me Argjentinën të dielën ndaj Kilit në Copa America, pas ekzekutimit të penaltive.
Messi huqi një penalti në atë përballje dhe menjëherë pas humbjes së skuadrës njoftoi se nuk do të paraqitet më për Argjentinën, duke shokuar opinionin.
Ronaldo, ndër shumë të tjerë - përfshirë edhe Diego Maradona, ka kërkuar që Pleshti ta kthejë vendimin e tij.
"Është zgjedhje personale që të gjithë duhet ta respektojmë".
"Të gjithë ndjehemi të braktisur nga ai dhe shpresojmë që Messi do ta kthejë vendimin e tij".