Cristiano Ronaldo i ka dhënë ultimatum Real Madrid, sipas Daily Mirror, që ata t’i paguajnë 14.7 milionë euro, para të cilat prokurorët spanjollë po ia kërkojnë Ronaldos, për shkak të shmangieve të tatimeve që ata po deklarojnë që ylli portugezë ia ka bërë shtetit, njofton Klan Kosova.
Ronaldo shkaktoi tërmet në botën e futbollit me lajmet se ai dëshiron të largohet nga Reali dhe se s’është i lumtur në Spanjë, pikërisht për shkak të këtyre problemeve me taksa, për të cilat Ronaldo thotë se është krejtësisht i pafajshëm.
Klauzola e Ronaldos është një miliard euro, por ata që duan ta blejnë atë, besohet se duhet të paguajnë më pak, diku rreth 200 milionë euro.
Dhe këto para disa klube janë të gatshme t’i japin për të pasur shërbimet e futbollistit më të mirë në botë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.