Lajmet e fundit

Ronaldo Luis Nazario de Lima do të rikthehet tek Real Madrid.
Braziliani rikthehet në Madrid për t'u bërë këshilltar i Florentino Perez dhe një ambasador i Los Blancos.
Do të jenë ditët e para të shtatorit kur asi brazilian do të rikthehet në klub, ashtu siç është raportuar disa herë nëpër media.
Dëshira për t’u rikthyer në krye të klubit në mënyrë që të ndihmoje klubin në një aspekt më universal, ka qenë arsye të mjaftueshme për Florentino Perez, që ta rikthejë.
Ronaldo do të rikthehet për të dhënë kontributin atij, ashtu siç ndodhi 14 vite më parë - më 31 gusht Real Madridi nënshkroi me sulmuesin, duke e transferuar nga Inter.