Lajmet e fundit
Cristiano Ronaldo i ka shprehur mbështetjen bashkëlojtarit të tij, Sergio Ramos. Ai njëkohësisht i ka treguar atij për vlerën e madhe që ka për klubin dhe dhomat e zhveshjes.

Cristiano Ronaldo do që Sergio Ramos të qëndrojë në Madrid. Asi portugez raportohet t’i ketë telefonuar bashkëlojtarit nga Miami për të marrë vesh më shumë për raportet e tensionuara të tij me klubin. Ai i shprehu mbështetjen e plotë reprezentuesit spanjoll për çfarëdo vendimi që merr, por poashtu raportohet t’i ketë thënë që dhomat e zhveshjes nuk do të ishin të njëjta pa të.
Ronaldo e di rëndësinë e Ramos në fitimin e trofeve, jo vetëm për shkak të performancës në fushë, por edhe për shkak të lidershipit që ai tregon. Cristiano dhe Ramos janë dy liderët e skuadrës, bashkë me Iker Casillas, që ka rol më paqtues.
Mospajtimet e Ramos me klubin u bënë të njohura javët e fundit. Lojtari nuk pajtohet me trajtimin që po merr në Madrid, e që ai e ndjenë se nuk është në përputhje me kontributin e tij.
Pas këtyre njoftimeve Manchester United dërgoi dy oferta të njëpasnjëshme në adresë të Real Madrid; të dy rreth 60 milionë euro.