Lajmet e fundit

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, e ka konfirmuar që dy djemtë e tij kanë lindur.
Ai u eliminua me kombëtaren e Portugalisë në Kupën e Konfederatave, me ç’rast shfrytëzoi një status në Facebook për të thënë se është gjithmonë në shërbim të kombëtares së tij, edhe pse fëmijët e tij kishin lindur gjatë kohës sa ylli madrilen ishte në Rusi në kuadër të këtij kompeticioni.
“Jam shumë i lumtur që të jem me fëmijët e mi për herë të parë”, tha Ronaldo.