Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo thuhet se ka kërkuar që të lejohet të largohet nga Manchester United.
Pavarësisht se ka shijuar një sezon të fantastik në “Old Trafford” nga një këndvështrim individual, Ronaldo ka qenë subjekt i spekulimeve të mëdha këtë verë duke pasur parasysh se sa keq performoi United si ekip.
Sipas raportimeve Ronaldo ka kërkuar që të largohet nga United, por me kusht që drejt klubit të dërgohet një ofertë e kënaqshme, raporton The Times, transmeton Klankosova.tv.
Pretendohet se vendimi i Ronaldos për t’u larguar është që të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi që është drejt fundit të karrierës së tij.
Bayern Munich thuhet se ka ndërprerë interesin për një lëvizje të mundshme për Ronaldon, ndërsa ata presin një zgjidhje për të ardhmen e Robert Lewandowski.
Një rikthim i mundshëm në Serie A është konsideruar gjithashtu si një opsion për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Miqtë e ngushtë thuhet se besojnë se dashuria dhe mbështetja e Ronaldos për Unitedin mbetet po aq e fortë si kurrë më parë, por se ai gjithashtu ka arsye personale që dëshiron të largohet me familjen e tij që thuhet se ka përjetuar një kohë të vështirë.