Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo beson se ka bërë çfarë është e mundur për ta fituar trofeun e Topit të Artë për vitin 2016.
31 vjeçari është në mesin e favoritëve për lojtarin më të mirë, pas shkëlqimit që pati brenda 12 muajve me klubin dhe kombëtaren.
“I kam bërë të gjitha këtë sezonë. E fituam Champions League, e fitova Euron me Portugalinë. Vota nuk baret nga unë por që nuk dua të jem i obsesionuar me të”.
“Por po që se më pyesni nëse dua ta fitojë, më duhet të iu them po. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për mua me gjithë trofetë. Është sezoni im më i mirë, pa kurrfarë dyshimi”, ka thënë Ronaldo/Klan Kosova.