Lajmet e fundit
Portugezi u kthye në përballjen ndaj Citizens pas një lëndimi që e mbajti për disa ndeshje dhe pas ndeshjes ishte i bindur se skuadra e tij ishte superiore në raport me kundërshtarin.

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk ka dyshime se Real Madrid e ka merituar arritjen në finale të Ligës së Kampionëve, duke insistuar se ai dhe bashkëlojtarët luajtën më mirë se Manchester City.
Ronaldo u kthye në fushë pasi kaloi lëndimin e kofshës që e mbajti jashtë fushave për një kohë, në fitoren 1-0 të Los Blancos ndaj Citizens.
Madridi pati shumë mundësi, por u ndal në vetëm një gol të Gareth Bale, që ishte i mjaftueshëm për të arritur finalen e Milanos.
“Jemi të lumtur sepse arritëm finalen, që është gjë e veçantë”, ka thënë portugezi pas ndeshjes.
“Ishte e vështirë, por luajmë më mirë se City, duke pasur më shumë mundësi para portës së tyre”.
“E dinim që pas golit tonë ata do të bënin presion, por ne e kontrolluam ndeshjen”.