Lajmet e fundit
Ish-trajneri John Toshack ka thënë se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, para se këtë ta bëjë Gareth Bale.

Uellsiani ka qenë i kritikuar për formën e tij jo të mirë dhe raportohet se mund të largohet këtë afat kalimtar nga Los Blancos.
Toshack ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Më parë ka për t’u larguar Ronaldo sesa Bale”.
“Besoj se atij do t’i jepet mundësia për të luajtur në pozitën në të cilën ai mund të jap më të mirën nga vetja” ka thënë Toshack.