Lajmet e fundit
Ylli portugez dhe Zonja e vjetër raportohet të kenë arritur marrëveshje, e cila pritet të finalizohet së shpejti dhe që në katër vjetët e ardhshme i jep numrit shtatë 120 milionë euro në pagë

Cristiano Ronaldo është pajtuar t'i bashkohet gjigantit italian Juventus, që vendosi të paguajë 100 milionë euro për ta pasur në radhët e veta, raporton O Jogo.
Juventus ka analizuar aspektet financiare para firmosjes me asin portugez dhe është gati t'i ofrojë atij kontratë katërvjeçare që pritet të jetë në shifrën e 120 milionë eurove.
Raportet e Ronaldo me presnidentin e Real Madrid, Florentino Perez, janë prishur pas dështimit për të arritur marrëveshje të re, gjë që e ka shtyrë 33 vjeçarin ta zgjedhë skuadrën nga Torino.