Lajmet e fundit
Portugezi është bërë i pari futbollist në histori të Kupës së Botës për klube, që shënon tre gola në finale

Cristiano Ronaldo është bërë i pari futbollist që shënon tregolësh në finale të Kupës së Botës për klube.
Asi portugez tundi tre herë rrjetën e skuadrës Kashima Antlers, për t'i dhënë trofeun Los Blancos.
Skuadra nga Madridi ishte e para që kaloi në epërsi përmes Karim Benzema, por dy gola të Gaku Shibasaki e përmbysën rezultatin.
U desh të dalë në skenë portugezi, që me tre golat e tij tregoi pse France Football vendosi që ai të jetë Topi i Artë i këtij viti.