Lajmet e fundit
Asi i Los Blancos mund të përballet me akuza për shmangie të taksave, nëse vërtetohen pretendimet e disa mediave të cilat kanë publikuar të dhëna lidhur me këtë cështje

Cristiano Ronaldo nuk është aspak i qetë para El Clasico, e cila do të luhet të shtunën në Camp Nou, pasi po 'akuzohet' për evazion fisklal.
Sipas gazetave spanjolle, Ronaldo i është shmangur tatimit për 150 milion euro të fituara nga sponsorët personal. Agjencia Tatimore e Spanjës tashmë ka filluar hetimet ndaj Ronaldos, i cili thuhet se ka fshehur të ardhurat nga reklamat që nga vitin 2009.
Sipas të dhënave, nga viti 2009 deri më 2014, Cristiano Ronaldo ka transferuar mbi 70 milionë euro të përfituara nga sponsorët, në llogaritë bankare të Tollin, një kompani e regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, një parajsë fiskale në Karaibe.
74 milionë euro të tjera, ylli i Realit i ka transferuar në një llogari bankare në Zvicër, deri në vitin 2014, kur i shiti të drejtat e imazhit nga viti 2015 deri më 2020 te Peter Lim, një biznesmen nga Singapori.