Lajmet e fundit

Real Madrid ka fituar 5:2 ndaj Real Sociedatit në xhiron e 23-të të La Ligës.
Tre nga këta gola i realizoi Topi i Artë, Cristiano Ronaldo (27’, 37’, 80’), ndërsa dy të tjerët Lucas (1’) dhe Toni Kroos (34’).
Në anën tjetër, për baskët shënuan Jon B.O. (74’) dhe ish-ylli i Real Madridit, Asier Ilarramendi (83’).
Përkundër fitores, madrilenët gjenden në pozitën e tretë me 42 pikë, 16 më pak se Barcelona në pozitën e parë.