Lajmet e fundit
Asi i Real Madridit është i vendosur që në El Clasico t'i heshtë kritikët, për ç'gjë është përgatitur tash e dy javë.

Cristiano Ronaldo mezi pret që t’i heshtë kritikët dhe e di mirë që nuk ka mundësi më të mirë për ta bërë këtë gjë se në El Clasico.
Ish magjistari i Manchester Unitedit edhe një herë tjetër synon t’ua dëshmojë kritikëve se është i aftë për të shënuar gola dhe atë edhe mbrojtjeve më të mira.
Një gjë ka qenë e qartë javëve të fundit: numri 7 është ndikuar nga taktikat e përdorura nga Rafa Benitez, brenda dhe jashtë fushës.
30 vjeçari mendon që ka qenë viktimë dhe është i bindur se mënyra më e mirë për t’u dhënë fund të gjitha spekulimeve është që të shkëlqejë në ndeshjen e cila shikohet nga 400 milionë njerëz.
Përgatitjet para ndeshjes nuk mund të kishin qenë më ndryshe nga ato për ndeshjet tjera. Në këtë rast, tre herë fituesi i Topit të Artë, do të paraqitet në Bernabeu pas dy javë stërvitjesh të mëdha, fokusi i të cilave ka qenë kjo ndeshje.
Nuk ka pasur shpërqëndrime, veç premierës së filmit të tij në Londër. Pjesa tjetër ka qenë e mbushur me përgatitje për përballjen me katalanët, ndaj të cilëve ka shënuar 7 herë në 12 ndeshjet e luajtura si vendës.
CR7 duket të jetë i vendosur që ta mposhtë rivalin e tij të madh: Leo Messin.
Çdo sekond në stërvitje është shpenzuar në atë mënyrë që kur gjyqtari të jap shenjë për fillimin e ndeshjes, ai të jetë në formën më të mirë fizike të mundshme.