Lajmet e fundit

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo do të zhvillojë bisedime me presidentin e klubit Florentino Perez, pas Kupës së Konfederatave me Portugalinë.
Nga kjo bisedë, siç raporton Marca, do të vendoset e ardhmja e portugezit, transmeton Klan Kosova.
Mbetet e paqartë nëse Ronaldo dëshiron që të largohet nga Real Madrid për Paris Saint-Germain, ashtu siç është raportuar.
Portugezi ka refuzuar pyetjet e çfarëdoshme të gazetarëve, për tu shmangur nga përgjigja mbi të ardhmen.