Lajmet e fundit

Ikona e gazetarisë, Kent Brockman një herë kishte deklaruar, “Kam thënë më parë dhe do ta them përsëri: Demokracia thjeshtë nuk funksionon”.
Nëse pajtohet dikush ose jo, por që është e pamohueshme se procesi i votimit mund të jetë kompleks dhe mund të nxjerr rezultate kontradiktore dhe konfuze.
Nëse ka dikush një shpjegim për faktin që më shumë amerikanë votuan Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, por që Donald Trump do të betohet si president këtë muaj.
Njëjtë ka ndodhur edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA për vitin 2016, ku Lionel Messi ka marrë më shumë vota për 11 e vitit sesa rivali i tij më i madh Cristiano Ronaldo, që fitoi çmimin, Futbollisti i vitit, shkruan Goal.com.
The FIFPro 11 vendoset nga futbollistët profesionistë – dhe futbollistët profesionistë veç.
Për çmimin e më të mirëve, i bjen të votohet, nga tifozët, në një sondazh online, ku votojnë kapitenët dhe trajnerët e secilit vend të anëtarësuar në FIFA, dhe më pas edhe përzgjedhja e gazetarëve. Secili grup përbën 25 për qind të votave.
Kurse për Futbollistit më të mirë të vitit, për Ronaldon u dhanë 35.54% e votave, Messi morri 26.42% dhe Griezmann i treti me 7.53%./Klan Kosova/