Lajmet e fundit
Fituesi i Kupës së Botës, që kaloi katër vjet tek Real Madrid para se të transferohej tek Napoli, e ka lavdëruar asin portugez për punën që bën

Raul Albiol ka thënë se njerëzit nuk e njohin Cristiano Ronaldo e vërtet.
Albiol do të ribashkohet me portugezin dhe skuadrën kur Napoli dhe Real të përballen në xhiron e radhës të Ligës së Kampionëve.
Dhe mrbojtësi spanjoll, që ka kaluar katër vjet në Santiago Bernabeu para se të transferohej tek Napoli, e ka komplimentuar fituesin e Topit të Artë për punën që bën jashtë fushave.
“Ronaldo është i jashtëzakonshëm jashtë fushave, pasi mundohet të ndihmojë të gjithë”.
“Kjo është pjesë e personalitetit të tij që nuk e njohin njerëzit. Ata nuk e njohin Ronaldon e vërtet”.