Lajmet e fundit

Manuel Pellegrini, beson se Cristiano Rnaldo mbetet kërcënimi kryesor për Manchester City’n në finale e Champions League, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ylli portugez, ka 47 gola të shënuara në 44 lojëra për Madridin gjatë këtij sezoni.
Mirëpo Ronaldodo të mbetet jashtë lojës me Rayo Vallecano për shkak të një problemi që ka me lëndime të mëhershme, edhe pse trajneri i tij Zinedine Zidane, insiston se “nuk është asgjë serioze”.
Në një intervistë, i pyetur se cilin lojtar të Real Madrid’it do ta donte ta kishte në lojën me City’n, Pellegrini ka thënë: “Cristiano Ronaldon, pa dyshim. Ai është lojtar fantastik dhe e bën diferencën enorme në lojë”.
“Mund ta kritikoni sa të doni, mirëpo ai është profesionist i vërtetë, një fitues dhe një lojtar që lufton çdo ditë. Çdo kush do ta donte ta kishte në ekip”.