27.08.2016 · përditësuar para 3627 dite1 min lexim
Cristiano Ronaldo kishte lënduar rëndë gjurin në finalen e Kampionatit Europian, në minutat e para të ndeshjes, kundër Francës, por ai po punon shumë që të kthehet sa më shpejtë.
Pas gëzimit të Kupës së Europës që e fitoi më Portugalinë, pushimit të shkurtër veror dhe shpalljes lojtari më i mirë në Europë, CR7 nuk ka humbur shumë kohë.
Lojtari më i mirë i Real Madrid është kthyer fuqishëm në stërvitje.
Madje portugezi ka ndarë disa nga qastet e tij në palestër edhe me fansat e Facebook-ut.
Ronaldo ka postuar një foto në llogarinë e tij në këtë rrjet social dhe ka shkruar se “po ndjehem mirë, le të shkojmë”, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.