Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo ka thënë se ëndërron që ta fitojë topin e pestë të artë.
Ai në një intervistë për L’Equippe shtjelloi shumë gjëra aktuale lidhur me jetën e tij private dhe profesionale.
“Teksa luaj, do të tentoj të fitoj gjithçka që ekziston për t’u fituar. Tani për tani, ëndrra ime është i pesti Top i Artë. Dhe pastaj vitin tjetër do të jetë një tjetër e kështu me radhë”.
Ndërkaq për trajnerin e tij te mbretërit, Zinedine Zidane, Ronaldo tha se është i njëjtë sikur ai, dhe se nuk nervozohet kurrë.
Ronaldo pati fjalë të ngrohta edhe për familjen e tij, posaçërisht për fëmijët.
“Jam i lumtur që përkrahem nga shumë njerëz. I dua fëmijët e mi. Do t’ju them diçka: për mua, jeta nuk ka kuptim pa fëmijë”.