Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo do të varë këpucët në Real Madrid, ka thënë agjenti i tij, Jorge Mendes.
Portugezi ka qenë i lidhur me një kalim në Paris Saint-Germain dhe ish-klubin e tij Manchester United, sa i përketë kësaj të fundit vet lojtari e ka lën gjithmonë një derë të hapur kur është pyetur nga të tjerët.
Mendes ka thënë që Ronaldo do të vazhdojë me Real Madridin dhe se ka thënë që 30 vjeçari do të qëndrojë edhe për shumë vite në majat e futbollit.
"Ai është i lumtur në Real Madrid edhe pse për çdo ditë del diçka e re në lidhje me të".
"Nëse më pyesni mua, Cristiano do të përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu,. Ai për shumë vite do të jetë më i miri, jam i sigurt për këtë, ndërsa do të jetë në këtë nivel deri në moshën 35 dhe 36 vjeçare", ka thënë Mendes.
Ndërsa ka shtuar se në vitin 2003 i vetmi që ka dashur ta blejë Ronaldon nga Sporting, ka qenë Sir Alex Ferguson, transmeton Klan Kosova.