Lajmet e fundit

Në paraqitjen e tij të parë publike pasi që u përmend nga prokurorët spanjollë për mashtrim tatimor në vlerë prej 14.7 milioën eurosh, Cristiano Ronaldo ka shprehur besimin që ka në veprimet e tij.
“Kam një ndërgjegje të pastër”, iu përgjigj Ronaldo një gazetari nga Deportes Cuatro kur u pyet për këto akuza.
Këtë ai e tha gjatë një ceremoni në të cilën Ronaldo ishte i pranishëm këtë të mërkurë, në nderim të trajnerit portugez Fernando Santos.