Lajmet e fundit
Portugezi u tregua edhe një herë tjetër krucial për Los Blancos, pasi me tregolëshin e tij i siguroi skuadrës titullin Kampion Bote

Cristiano Ronaldo ka shënuar tre gola për t'ia dhënë Real Madrid fitoren në finale të Kupës së Botës për klube.
Asi portugez ishte vendimtar në ndeshjen me Kashima Antlers, pasi shënoi golin e barazimit në kohën e rregullt dhe dy të tjerë në kohën shtesë.
Serinë e golave në ndeshje e hapi Karim Benzema, në minutat e para. Por Gaku Shibasaki me dy gola, një në fund të pjesë së parë, një në fillim të së dytës, e befasoi skuadrën mbretërore.
Ronaldo u përgjigj në të gjashtëdhjetën, ndërsa deri në fund të kohës së rregullt më rrjetat nuk u prekën.
Kështu ndeshja shkoi në vazhdime, ku Topi i Artë i këtij viti shënoi edhe dy herë të tjera për të cimentuar fitoren e Los Blancos.
https://www.dailymotion.com/video/x55lfxa_karim-benzema-goal-hd-real-madrid-1-0-kashima-antlers-18-12-2016_sport
https://www.dailymotion.com/video/x55lh9f_gaku-shibasaki-goal-hd-real-madrid-1-1-kashima-antlers-18-12-2016_sport
https://www.dailymotion.com/video/x55lioh_gaku-shibasaki-second-goal-hd-real-madrid-1-2-kashima-antlers-18-12-2016_sport
https://www.dailymotion.com/video/x55lj3f_cristiano-ronaldo-goal-hd-real-madrid-2-2-kashima-antlers-18-12-2016_sport
https://www.dailymotion.com/video/x55lm1k_cristiano-ronaldo-goal-hd-real-madrid-4-2-kashima-18-12-2016-fifa-club-world-cup_sport
https://www.dailymotion.com/video/x55llkv_cristiano-ronaldo-second-goal-hd-real-madrid-3-2-kashima-antlers-18-12-2016_sport