Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid.
Është diskutuar shumë një largim i tij nga Santiago Bernabeu, në drejtime të ndryshme, përfshirë Paris Saint-Germain dhe Manchester United.
Në një intervistë dhënë për “Jugones”, portugezi e bën të qartë pa shumë lojëra fjalësh se dëshiron ta mbyllë karrierën në radhët e Los Blancos.
“Kam dëshirë të dal në pension këtu te Reali i Madririt, ndoshta në moshën 41-vjeçare. Gjithesi duhet të pres për të mësuar nëse do të rinovoj. Kam kaluar momente shumë të mira këtu. 4 vite më parë nuk isha i lumtur, ndërsa tani jam dhe nuk shikoj asnjë skuadër tjetër për të ardhmen time sepse asnjë klub nuk është në lartësinë e Realit”.
Një deklaratë që i mbyll derën Paris Saint Germain dhe Manchester City që tashmë duhet të ndryshojnë strategjinë e merkatos pasi numri 7 i ka idetë e qarta. Në vijim, Ronaldo flet për periudhën nën drejtimin e Rafael Benitez, duke e pranuar se edhe nga spanjolli ka arritur të mësojë shumë gjëra, ndërsa më pas ndalet te Zidane.
“Ai është një njeri shumë inteligjent. Nuk flet shumë dhe ky është një detaj i rëndësishëm. Unë identifikohem në shumë sjellje të tij. Dua të fitoj shumë si Zidane . Edhe pse nuk ka shumë eksperiencë si trajner, po e bën punën e tij shumë mirë”.