Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq janë duke synuar të bëjnë një transferim të madh gjatë verës, në formën e tri herë Topit të Artë, të cilit kontrata me Los Blancos i skadon më 2018.

Cristiano Ronaldo sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester United.
Të paktën kështu pretendojnë mediat angleze, të cilat sigurojnë se mes klubit merengues dhe “Djajve të Kuq” është arritur marrëveshje për kthimin të sulmuesit portugez në Premier League.
Kontrata e 31-vjeçarit me Los Blancos skadon në vitin 2018 dhe drejtuesit e Realit preferojnë të përfitojnë sa më shumë para nga kartoni i tij gjatë merkatos së verës sesa ta lejojnë të largohet si lojtar i lirë.
Mësohet se klubi spanjoll ka kërkuar 48 milionë paund për Ronaldon, që me kursin e sotëm të këmbimit konvertohen në 60 milionë euro, shifër të cilën United është gati ta paguajë.