Lajmet e fundit

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e kishte bërë të qartë se do të shkonte te Zonja e Vjetër që në janar të këtij viti, sipas agjentit të tij, Jorge Mendes.
33 vjeçari u largua nga Real Madridi në drejtim të Italisë në një marrëveshje 112 milionë euroshe në korrik, pasi ndihmoi gjigantët spanjollë që ta fitojnë titullin e trete me radhë të Ligës së Kampionëve.
"Cristiano më tha në janar që donte t'iu bashkohej Bardh e Zinjve. Në atë moment në kohë, nuk ma merrte mendja që një marrëveshje do të ishte e mundur, por si duket paskam qenë gabim", ka thënë Mendes.