Lajmet e fundit
Ronaldo është lodhur nga problemet e rënda të lëndimeve të Bale dhe i ka thënë presidentit të Madridit, Florentino Perez, se ai duhet të shesë anësorin nga Uellsi dhe të kërkojë zëvendësime

Cristiano Ronaldo ka vendosur për bashkëkombësin e tij, Goncalo Guedes si zëvendësues të Gareth Bale dhe këtë ia ka thënë edhe presidentit Florentino Perez.
Ronaldo është lodhur nga problemet e rënda të lëndimeve të Bale dhe i ka thënë presidentit të Madridit, Florentino Perez, se ai duhet të shesë anësorin nga Uellsi dhe të kërkojë zëvendësime.
Ai gjithashtu e ka sugjeruar presidentin e klubit për emrin e zëvendësuesit ideal të Bale dhe është i gatshëm që uellsiani të largohet nga Real Madrid, ndaj dëshiron që portugezi Guedes të vijë si zëvendësues i tij.
Talenti portugez është njëri nga më meritorët për rikthimin e Valencia në maja të La Liga, pasi ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime në nëntë ndeshje.
Guedes dhe Ronaldo ndajnë të njëjtin agjent: portugezin Jorge Mendes, i cili ndërmjetësoi shitjen e Guedes nga Benfica në PSG për 30 milionë euro në janar 2017.